|
|
Monday, 03 June 2013 11:29 SHBA ka mundur me rezultatin 4-3 Gjermaninë në miqësoren e zhvilluar në Uashington, duke përfituar nga mungesa e shumë titullarëve në radhët e përfaqësueses së Lëv për të marrë këtë rezultat shumë të rëndësishëm për moralin para kualifikueseve të Botërorit 2014.
Vendasit kaluan shpejt në avantazh me Altidor, ndërsa më pas ishte portieri gjerman Ter Shtegen që u bëri një dhuratë me një autogol qesharak. Uesterman arriti të shkurtonte diferencën në 2-1 por pastaj ishte Klint Dembpsi i cili me dy gola të njëpasnjëshëm çoi në 4-1 avantazhin për SHBA.
Fatmirësisht për Joakim Lëv, Kruse e Draksler shënuan në minutat e fundit të takimit për të bërë më pak të hidhur këtë rezultat dhe për të evituar polemikat që mund të sillte një humbje me përmasa katastrofike.
“Duke parë se si u mundën nga Belgjika, ata duhej të hakmerreshin disi dhe e bënë këtë ndaj nesh”, ishte pohimi i Lëv pas ndeshjes, duke lënë të kuptohej se kundërshtarët kishin shfaqur atë agresivitet që u mungoi lojtarëve të tij në këtë sfidë. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »