Zhoze Murinjo ka preferuar që të hedhë pas krahëve polemikat e tij me tifozët e Real Madrid, duke shpresuar që të paktën ndeshja e tij e fundit në drejtimin e kësaj skuadre të jetë e qetë. Trajneri portugez u ka dërguar një mesazh urimi tifozëve të skuadrës së tij, duke i falënderuar për mbështetjen në këto vite.
“Unë i uroj çdokujt që ka lidhje me Real Madrid sa më shumë lumturi në të ardhmen. Vlerësoj mbështetjen e shumë tifozëve dhe respektoj kritikat e të tjerëve. Edhe një herë, sa më shumë lumturi të gjithëve dhe mbi të gjitha shëndet. Para Madrid”, ishte mesazhi i Murinjos, i publikuar në faqen e klubit spanjoll.
Tekniku portugez do t’i japë lamtumirën tifozëve sot në “Santiago Bernabeu” përballë Osasunas, por nuk pritet që kjo lamtumirë të jetë aq “miqësore”. Ndaj mediat spanjolle kanë cilësuar këtë si një tentativë të klubit për të qetësuar situatën, para se Murinjo të lëshonte ndonjë nga deklaratat e tij polemike të zakonshme.
Megjithatë, në Spanjë nuk kanë reshtur kritikat edhe për këtë mesazh, pasi është vlerësuar se Murinjo thjesht ka “larë gojën” me atë që ka bërë nëpërmjet 3 rreshtave. (LajmeShqip.com)
Saturday, 01 June 2013 09:14