Jup Heinkes do të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madrid. Kjo është deklarata që ka bërë sot mesfushori i skuadrës bavareze, Anatoli Timoshuk për mediat në vendlindjen e tij.
“Ekziston 99% mundësi që Heikes të marrë drejtimin e Real Madrid”, ishin fjalët e tij, duke përforcuar më shumë atë që flitet prej kohësh se trajneri gjerman do të kthehet te madrilenët të paktën për një sezon.
Menaxheri i tij, Enrike Rejes tha pak ditë më parë se Heinkes nuk do të refuzonte ofertën e Realit. Për sa kohë që nuk ekziston mundësia e firmës me Ançelotin, atëherë duket se Perez do t’i telefonojë pikërisht trajnerit gjerman për ta bindur të qëndrojë edhe një vit në aktivitet, derisa trajneri italian të lirohet nga kontrata e tij me parisienët.
Gjithçka do të merret vesh me datë 2 qershor, një ditë pas finales së Kupës së Gjermanisë ku Bajern do të vihet përballë Shtutgart,. Ajo do të jetë ndeshja e fundit e Heinkes në drejtimin e ekipit gjerman dhe siç deklaroi pas fitores së Ligës së Kampioneve, një ditë më pas do të zbulonte gjithçka për të ardhmen e tij. (LajmeShqip.com)
Thursday, 30 May 2013 19:17