Senad Luliç është kthyer në heroin e skuadrës së Lacios, pasi goli i tij jo vetëm i dha Kupën e Italisë bardhekaltërve, por edhe dënoi rivalët e Romës me një tjetër sezon pa pjesëmarrje në Kupat e Evropës. Tifozët ekipit i janë aq mirënjohës sa me kuptimin e plotë të fjalës po e ndalin në rrugë për t’i puthur këmbën me të cilën dërgoi topin në rrjetë.
“Kanë kaluar dy ditë që nga finalja dhe ende nuk më besohet. Ajo ishte një pasdite fantastike. E kuptova më në fund se çfarë kuptimi ka derbi i Romës kur pashë të gjithë në lot, jo vetëm tifozët por edhe pjesëtarët e stafit dhe lojtarët që kanë shumë vite në këtë skuadër”, zbuloi lojtari.
“Ditën pas finales, njerëzit më ndalonin në rrugë dhe më puthin këmbën e djathtë, atë që përdora për të shënuar golin. Por unë vetëm dërgova topin në rrjetë, nuk kam pse marr të gjitha meritat por fitoren. E gjithë skuadra ishte ajo që shkroi historinë”, deklaroi mesfushori boshnjak i Lacios. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 29 May 2013 09:54