Roberto Mançini ka pranuar se është gati të marrë drejtimin e Romës pavarësisht të kaluarës së tij te Lacio. Trajneri ka qenë duke komentuar gjestin e veçantë të tifozëve të Mançester Sitit të cilit kanë blerë hapësirën e një faqeje të gazetës së njohur italiane “La Gazzetta dello Sport” për ta falënderuar, ndërsa ka treguar se është gati të kthehet në Itali.
“A do ta pranoja drejtimin e Romës? Jam një profesionist dhe jam gati të punoj kudo”, tha Mançini për “Sky Sport Italia”. “Nuk përjashtoj asgjë. A do të kthehem në Itali? Nuk e di, është shumë herët për ta thënë një gjë të tillë”.
Por tifozët e Romës, të cilët janë shumë fanatikë, nuk do të jenë po aq të lumtur me mbërritjen e Mançinit, i cili ka një të kaluar si lojtar te rivalët e Lacios në vitet 1997-2000 dhe më pas si trajner në vitet 2002-2004.
Alternativat e tjera për stolin e skuadrës italiane janë Masimiliano Alegri, Loran Blank, Marcelo Bielsa dhe Roberto Martinez. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 28 May 2013 19:13