|
|
Monday, 27 May 2013 10:53 Lacio ka fituar Kupën e Italisë duke marrë për herë të 6-të këtë trofe, pas suksesit 1-0 në derbin e kryeqytetit ndaj Romës. Ka mjaftuar një gol në pejsën e dytë i Luliç për të vendosur këtë sfidë që në fakt foli më shumë për skuadrën e drejtuar nga Petkoviç.
Ishte Lacio që dominoi për pjesën më të madhe të ndeshjes, duke krijuar disa raste gjatë fraksionit të parë të lojës, me Luliç, Kandreva e Klose që shkaktuan vazhdimisht panik në radhët e mbrojtjes së verdhekuqve. Por pavarësisht këtij dominimi, duhej pritur minuta e 71-të e ndeshjes që boshnjaku Luliç të shënonte golin e vetëm të takimit, ndërsa tentativa e reagimit e Romës erdhi vetëm me një goditje dënimi të Totit që u ndal nga traversa.
Ky sukses çon Lacion në Europa League në edicionin e ardhshëm, ndërsa Roma mbetet jashtë Kupave të Evropës përsëri, duke treguar se projekti i ri i klubit nuk funksionon ende siç pritej. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »