Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, insiston se drejtuesit dhe tifozët e Juventusit duhet të heqin dorë nga pretendimet e tyre dhe të pranojnë faktin se kanë 29 tituj kampion në Serinë A. Edhe pse një tifoz i mirëfilltë i ekipit bardhezi, francezi mendon se tashmë ka ardhur koha që drejtuesit e skuadrës të dorëzohen para fakteve.
“Titujt e Juventusit janë vetëm 29. I kuptoj tifozët që nuk duan t’i humbin ato dy tituj, por nga ana tjetër ekziston drejtësia dhe rregullat që i kanë hequr ato dy trofe nga klubi. Anjeli vazhdon të insistojë te shifra 31? Llogarinë e duhur e ka Federata Italiane, vetëm ajo ka rëndësi, jo ajo që mendon Andrea Anjeli”.
“Por të mos harrojmë se ai po bën një punë të mirë, ashtu siç ka bërë ai që ka zgjedhur Konten dhe ato që kanë ndërtuar më pas këtë skuadër fituese”, shpjegoi Platini i cili nuk ka evituar një thumbim në adresë të trajnerit të kampionëve të Italisë.
“Një herë e një kohë, yjet ishin lojtarët, ndërsa tani flitet vetëm për trajnerin. Kjo nuk është e mirë. Konte është i rëndësishëm por janë lojtarët ata që fitojnë ndeshjet”, deklaroi presidenti i UEFA-s. (LajmeShqip.com)
Friday, 24 May 2013 10:39