Monako nuk do të kursehet në merkaton e verës, ku përveç Radamel Falkaos, është në pritje edhe të disa futbollistëve të tjerë po aq cilësorë për t’i bërë pjesë të ekipit që sapo u ngjit në elitën e futbollit francez.
Konfirmimi ka ardhur nga deklarata e zëvendëstrajnerit të francezëve, Zhan Petit, i cili bëri të qartë se klubi i principatës është në pritje vetëm të përgjigjeve pozitive sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Po, ne po presim mbërritjen e Falkaos dhe 4-5 lojtarëve të tjerë të të njëjtës cilësi”, tha ai për “RCN”.”Ne kemi folur dhe vazhdojmë të flasim me Falkaon dhe përfaqësuesit e tij, pasi negociatat vazhdojnë. Shpresojmë që të arrijmë një marrëveshje sa më parë që të jetë e mundur”.
“Monako ka nevojë për një lojtar si Falkao pasi ai mund të na ndihmojë më shumë jo vetëm me lojën e tij, por edhe se mund të tërheqë lojtarë cilësorë. Kjo është mënyra më e mirë për të konfirmuar se projekti ynë është i madh dhe i rëndësishëm. Firma me Falkaon është një arritje e madhe për futbollin francez, në fushën sportive por edhe mediatike gjithashtu”, ta Petit.
“Falkao ka gjithçka si futbollist, ai ka teknikë, kontroll të mirë të topit dhe shënon shumë gola. Të gjithë e pamë shumë mirë këtë gjë në Superkupën e Evropës një vit më parë pikërisht në Monako. Presidenti Rybolovlev e pëlqen shumë si futbollist”, tha zëvendëstrajneri i Monakos, duke konfirmuar se miliarderi kishte qenë ai që kishte insistuar që të mos kursehej asgjë që kishte në dispozicion për të afruar sulmuesin kolumbian. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 22 May 2013 09:43