Antonio Kasano ka pranuar se po të mos ishte për tipin e tij, ai mund të ishte bërë një nga lojtarët më të spikatur në futbollin botëror. Barezi ka pranuar se të gjitha gjërat e tepruara që ka bërë në jetën e tij kanë ndikuar shumë në karrierën si futbollist.
“Ka qenë faji im pse nuk kam pasur një karrierë më të mirë. Mendoja se mjaftonte e njëjta cilësi për të vazhduar lehtësisht para. Kam shkaktuar shumë telashe dhe në 99% të rasteve kam qenë unë që kam gabuar. Por të tjerët më krijonin kushtet e duhura për të gabuar. Në jetim time si futbollist kam bërë vetëm 50% të asaj që kisha mundësi, pasi gjithmonë kisha një mënyrë stërvitjeje aspak profesionale”, ka treguar futbollisti i Interit.
Lojtari më pas ka treguar se momenti më i vështirë i jetës së tij ishte kur pësoi një iktus pas ndeshjes Roma-Milan, ku rrezikoi seriozisht jetën.
“Rrugës drejt spitalit, kur pësova këtë iktus, meqë nuk jam besimtar mendova vetëm se nëse ekzistonte ndonjë forcë madhore, të më ndihmonte në mënyrë që të rishihja djalin tim. Kisha frikë, por jo nga vdekja, nga fakti se nuk do të shihja më djalin tim. Tani djemve të mi i këshilloj të mos merren me futbollin, këtu ka shumë njerëz të rremë”, ishte deklarata e Kasanos. (LajmeShqip.com)
Thursday, 16 May 2013 19:00