Rafael Benitez është i bindur se kushdo që do të drejtojë Çelsin në sezonin e ardhshëm, do të ketë një punë më të lehtë se e tija, edhe për shkak se drejtuesit e klubit kanë vënë në dispozicion një shumë marramendëse për afrimin e lojtarëve të rinj.
“Ajo për të cilën jam i sigurt është se në sezonin e ardhshëm, Çelsi do të jetë shumë më mirë, pasi ata do të shpenzojnë 100 milion paund në merkato dhe do të firmosin me 3-4 futbollistë cilësorë. Bazat ekzistojnë që tani ndaj e ardhmja është e ndritur për ta”.
“Unë nuk e di se kush do të jetë trajneri i ardhshëm, nuk jam unë ai që do ta thotë një gjë të tillë, edhe pse të gjithë spekulojnë rreth të njëjtit person”, deklaroi spanjolli duke aluduar si zakonisht për Zhoze Murinjon.
Benitez mendon se puna e tij këtë vit te Çelsi ka qenë e suksesshme, duke parë se si edhe Torres është ringjallur nga përgjumja e tij.
“Të gjithë e dimë se sa mund t’i dëmtojë ai kundërshtarët kur mbetet vetëm për vetëm me mbrojtësin e fundit dhe ai ka bërë një punë të mirë gjatë sezonit. Ai ka punuar shumë dhe është përmirësuar në fuqi dhe shpejtësi. Falë kësaj pune ai ka arritur të maksimizojë atë që është loja e tij tipike, të jetë shpatull për shpatull me mbrojtësin e fundit dhe më pas t’i largohet atij”, shpjegoi Benitez. (LajmeShqip.com)
Thursday, 16 May 2013 18:59