Fama dhe paratë shpesh të bëjnë të mendosh se mund të bësh gjithçka dhe nuk të ndalon askush. Të paktën kështu ka menduar sulmuesi i QPR dhe kombëtares së Francës, Loik Remi, i cili është prangosur në Londër bashkë me një kushëri dhe një mikun e tij, me akuzën e përdhunimit.
Një 34 vjeçare pretendon se është përdhunuar nga tre personat e mësipërm, të cilët janë arrestuar nga policia e Londrës gjatë ditës së sotme dhe do të vazhdojnë të jenë nën kontrollin e forcave të rendit derisa të sqarohet situata.
Sipas mediave angleze, ngjarja ka ndodhur në javën e kaluar, me 6 maj, kur akuzuesja shkoi në shtëpinë e sulmuesit 26 vjeçar duke menduar se do ta gjente të vetëm atje. Por duket se Remi kishte përgatitur “surprizën” për të, duke ftuar edhe kushëririn e tij dhe një mik të merrnin pjesë në “festë” pa miratimin e 34 vjeçares.
Remi, i cili ka një rrogë prej 80 mijë paund në javë, iu bashkua QPR në janar, por mendohej se do t’i bashkohej një prej skuadrave të mëdha angleze pasi ekipi i tij aktual ra nga kategoria. Arsenali, Totenhemi dhe Liverpuli kishin shfaqur interesim për lojtarin e kombëtares franceze, por kjo ngjarje mund të ketë dëmtuar rëndë shanset e tij për të përfunduar në këto skuadra. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 15 May 2013 19:25