Juliano Beleti, ish-mbrojtësi brazilian i Barcelonës dhe Çelsit, mendon se ekipet evropiane e kanë shumë të lehtë të ndalin Neimar falë lojës së tyre të organizuar. Sipas tij, shembulli konkret erdhi gjatë humbjes 2-1 të Santos kundër Korinthians, ku këta të fundit nuk lanë shumë hapësira për magjitë e yllit të Santos.
“Normalisht ai nuk luan mirë kundër Tite (trajneri i Korinthians) i cili ka një plan loje të ngjashëm me klubet evropiane. Me dy linja të përbëra nga katër lojtarë, Neimar është gjithmonë i mbuluar mirë dhe ka gjithmonë një zëvendësues për lojtarin që i vihet prapa tij. Neimar thyhet lehtë kur e kupton se ndeshja nuk po ecën në favorin e tij”, ishte analiza e Beletit.
“Ai thuajse nuk u shfaq në ndeshjen ndaj Korinthians, ai nuk ka besimin e duhur për të marrë përsipër përgjegjësinë. Ai thjesht mungoi te Santos”, deklaroi ish-mbrojtësi brazilian, një prej atyre që prej shumë kohësh kanë insistuar që Neimar duhej të transferohej në Evropë për të përmirësuar lojën e tij. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 14 May 2013 08:59