Shalke ka arritur të heqë nga merkato talentin e saj, mesfushorin 19 vjeçar Julian Draksler, i cili ka shkëlqyer në edicionin e fundit, duke arritur që të bëhet pjesë edhe e kombëtares gjermane të futbollit. Futbollisti ka pranuar rinovimin e kontratës së tij me ekipin e Gelsenkirshen, duke e zgjatur atë nga viti 2016 në vitin 2018.
Klubi e ka festuar këtë lajm duke shpërndarë në të gjithë qytetin makina që mbanin postera të mëdhenj të lojtarit ku shkruhej: “Julian Draksler, me krenari dhe pasion deri në vitin 2018!”, një mënyrë origjinale për të lajmëruar tifozët e skuadrës të cilët ishin shqetësuar se mos futbollisti do të transferohej te Borusia Dortmund, siç përflitej në shtypin sportiv gjerman.
Për të siguruar qëndrimin e tij, klubi ka vendosur një klauzolë largimi shumë të lartë, 45 milionë euro, në mënyrë që të largojë çdo pretendent të mundshëm për t’i rrëmbyer mesfushorin e talentuar i cili është pesë e klubit që në moshën 8 vjeçare.
Nëse ndokush do të kërkojë të blejë futbollistin, do të jetë i detyruar të thyejë rekordin e transferimeve në Gjermani, të vendosur pak javë më parë nga Mario Gotze, i cili do të kalojë nga Borusia Dortmund te Bajern Mynih pasi bavarezët do të paguajnë 37 milionë euro. (LajmeShqip.com)
Friday, 10 May 2013 09:09