|
|
Friday, 03 May 2013 08:34 Atletiko Mineiro është kthyer në një favorite kryesore për të fituar Kupën Libertadores, pasi ka bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt çerekfinaleve të turneut. Meritë e këtij suksesi për klubin brazilian që nuk ka triumfuar asnjëherë në arenën ndërkombëtare, vjen pjesërisht nga paraqitjet e Ronaldinjos, i cili po shkëlqen me skuadrën e tij dhe ka qenë protagonist në suksesin e rëndësishëm 2-1 në fushën e Sao Paulo për të bërë një hap tjetër drejt çerekfinaleve.
Xhadson kaloi në avantazh vendasit në fillimin e ndeshjes por Ronaldinjo shënoi golin e barazimit para pushimit të takimit, ndërsa Tardelli shënoi golin e fitores në minutën e 60-të.
Në këtë edicion, duket se rivalët kryesorë për trofeun më të rëndësishëm për klube në Amerikën Latine do të jenë përveç Atletiko Mineiro edhe dy skuadrat e tjera braziliane, Palmeiras e Gremio, ashtu si edhe argjentinasit e Boka Juniors të cilët janë shumë pranë eliminimit të fituesve në fuqi të Korinthians, pasi i mundën 1-0 në ndeshjen e parë në fushën e tyre. (LajmeShqip.com)
Kupa Libertadores
Velez Sarsfild-Njuells Old Bois 1-0
Real Garcilaso-Nacional 1-0
Tigre-Olimpia 2-1
Tihuana-Palmeiras 0-0
Santa Fe-Gremio 1-2
Korinthians-Boka Juniors 0-1
Sao Paulo-Atletiko Mineiro 1-2
Fluminense-Emelek 1-2
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »