Gonzalo Higuain do të jetë viktima e parë e një revolucioni që pritet të përfshijë Real Madrid në verë, pasi emri i argjentinasit është cilësuar mes largimeve më të mundshme, sipas drejtorit të përgjithshëm të Real Madrid, Hose Angel Sançez.
Argjentinasi ka më shumë se 6 vite në kryeqytetin spanjoll. Por duket se tashmë ka ardhur koha që të dy palët të ndahen dhe ai të shohë për të shkuar drejt një ekipi tjetër.
“Në një klub të madh si Reali, në besojmë se duhen dy numra 9 të një niveli të lartë”, tha Sançez në një intervistë për “L’Equipe”. “Tani ne kemi Benzema dhe Higuain. Higuain do të iki, Benzema do të qëndrojë dhe dy të tjerë do të vijnë”, ishte komenti i tij për merkaton e klubit në repartin e avancuar.
Higuain nënshkroi për Realin në dhjetorin e vitit 2006, pasi spanjollët paguan 13 milion euro për ta marrë atë nga River Pleit. Futbollisti 25 vjeçar ka luajtur 185 ndeshje në kampionatin spanjoll dukë shënuar 104 gola. Por ai nuk shihet nga drejtuesit madrilenë si një futbollist që mund të bëjë diferencën, duke u bazuar në statistikat e tij në Ligën e Kampioneve, ku ka shënuar vetëm 8 gola në 48 ndeshje, një bilanc shumë i ulët për një futbollist që luan në këto nivele. (LajmeShqip.com)
Thursday, 02 May 2013 16:56