Trajneri i Shakhtar Donetsk, Mirçea Luçesku, është tallur me Mançester Sitin, skuadër që mendohet se është vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e mesfushorit brazilian të ekipit ukrainas, Fernandinjo. Trajneri i skuadrës ukrainase, mendon se lojtari nuk ka arsye të largohet, edhe për faktin se sipas tij, Mançester Siti është një skuadër më e dobët se Shakhtar Donetsk.
“Nëse Mançester Siti dëshiron Fernandinjon, atëherë çmimi i tij është 50 milion euro. Nëse lojtarët tanë marrin oferta nga skuadra më të mira se Shakhtar, ne bëjmë maksimumin për t’i ndihmuar. Por mendoj se aktualisht, Mançester Siti nuk është në nivelin tonë”, ishte batuta e trajnerit rumun, që ka arritur të ngjitë këtë skuadër mes më të mirave në Evropë në Ligën e Kampioneve.
Futbollisti që tashmë është bërë pjesë edhe e kombëtares braziliane, ka një kontratë deri në vitin 2016 me kampionët e Ukrainës, të cilëve iu bashkua në vitin 2005 nga radhët e Atletiko Paranaense, pasi u pagua 10 milion euro. (LajmeShqip.com)
Thursday, 02 May 2013 10:22