Papa Françesko I do të zbresë në fushën e lojës për të goditur topin e parë në miqësoren e futbollit mes Italisë dhe Argjentinës që do të zhvillohet për nder të tij me 14 gusht.
Konfirmimi, ndonëse nuk është zyrtarizuar ende, vjen nga gazeta argjentinase “La Nacion”, e cila ka zbuluar nëpërmjet Federatës Argjentinase të Futbollit disa detaje të kësaj ndeshje mjaft të veçantë.
Sipas saj, janë zgjidhur të gjitha problemet logjistike të rastit dhe skuadra latino-amerikane nuk do ta ketë problem të udhëtojë drejt Italisë për këtë sfidë, ndërsa edhe Papa ka garantuar pjesëmarrjen e tij në aktivitet.
Para ndeshjes, kombëtaret do të priten në vizitë nga Papa Françezko, i cili është një tifoz i zjarrtë i futbollit. Gjithashtu, me miratimin unanim të të gjitha palëve të përfshira, të ardhurat e kësaj ndeshje nga biletat do të shkojnë për bamirësi. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 01 May 2013 10:14