Ndonëse Guardiola ka qëndruar në distancë në Nju Jork që nga momenti kur ai është emëruar trajneri i ardhshëm i Bajern Mynih, tekniku spanjoll nuk është ndalur për asnjë sekond në planifikimin e skuadrës që do të drejtojë. Konfirmimi i “punës në hije” ka ardhur nga lajmi se Gëtze ka zgjedhur Bajern Mynih dhe me sa duket jo vetëm ai.
“Gëtze më tha se Guardiola e kishte kërkuar për projektin e tij”, ishte pohimi i trajnerit të Borusia Dortmund që ka parë të largohet një nga lojtarët e tij më të mirë. Por Klop tashmë duhet të bëjë llogaritë edhe pa një tjetër lojtar, pasi me Gëtze drejt Bajernit do të shkojë edhe Robert Levandovski.
Konfirmimi këtë radhë ka ardhur nga menaxheri i Jup Heinkes, Enrike Rejes, për mediat spanjolle. “Guardiola po krijon një ekip të frikshëm”, siguroi ai pasi bëri të qartë se polaku do të veshë fanellën e bavarezëve në sezonin e ardhshëm.
Tani pritet të mësohet se cilat janë emrat e ardhshëm që do të afrojë Guardiola në ekip, si dhe ato që pritet të largohen për t’i bërë vend të rinjve të cilët do të kërkojnë menjëherë një vend titullari. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 24 April 2013 18:27