Një nga sulmuesit më të mëdhenj të të gjitha kohëve, braziliani Ronaldo, mendon se Lionel Mesi është një shkallë më lart sesa Kristiano Ronaldo, duke theksuar se ky i fundit ka qenë i pafat që luan në të njëjtën epokë me argjentinasin.
“Mesi apo Kristiano Ronaldo? Unë them Mesi, pasi më duket pak më i mirë. Por dua të theksoj se Kristiano ka pasur një fat të keq të jashtëzakonshëm. Ai do të kishte qenë futbollisti më i mirë në botë në shumë epoka të tjera, por në këtë epoke ai është ndeshur me një nga më të mëdhenjtë”, tha ish-sulmuesi duke iu referuar duelit mes argjentinasit të Barcelonës dhe portugezit të Real Madrid.
“Kristiano dhe Mesi janë para të gjithëve, por lojtari më i mirë i Botërorit do të jetë si gjithmonë ai që do të drejtojë drejt suksesit ekipin më të mirë”, tha ai duke iu referuar aktivitetit të vitit të ardhshëm.
Për Ronaldon, kalimi i Neimar te Barcelona është thuajse i përfunduar, mbetet vetëm të mësohet se kur do të ndodhë një gjë e tillë.
“Ai ka potencial të jashtëzakonshëm. Tani duhet vlerësuar se si do të jetë impakti i tij në futbollin evropian kur të shkojë te Barcelona. Do të vuajë në vitin e parë, por jam i bindur se kur të përshtatet do të hyjë në klubin e më të mëdhenjve”, deklaroi Ronaldo për bashkëkombësin e tij. (LajmeShqip.com)
Monday, 22 April 2013 10:12