Jurgen Klop ka nisur një betejë personale shumë të ashpër ndaj Bajern Mynih, skuadër që në këtë sezon ka dominuar plotësisht ndaj Borusia Dortmund që ai drejton. Trajneri, pas polemikës me “bastin e prapanicës” rreth Guardiolës, tashmë ka lëshuar një sulm tjetër ndaj bavarezëve.
I pyetur nëse Bundesliga rrezikon të kthehet në një lloj kampionati spanjoll, që dominohet plotësisht nga vetëm dy skuadra, Real Madrid e Barcelona, Klop ka treguar se mendon që situata mund të jetë edhe më problematike.
“Nuk frikësohem se Bundesliga do të kthehet në një diskutim mes dy skuadrash si La Liga, por se do të bëhet si në Skoci me Sëlltikun pas rënies së Reinxhërs. Kam frikë se të gjithë lojtarët do të dëshirojnë të shkojnë vetëm te Bajerni”, ishte komenti mjaft polemik i trajnerit të Borusia Dortmund.
Mediat gjermane kanë spekuluar se ky koment i trajnerit i referohej Robert Levandovskit, i cili në fund të këtij sezoni do t’i japë lamtumirën Borusia Dortmund dhe me sa flitet, është shumë i interesuar për të kaluar pikërisht të Bajern Mynih.
Kohët e fundit ëhstë folur edhe për interesimin e klubeve evropiane për Klop, por ai i ka dhën ëufnd këtyre zërave me batutën e radhës. “Mos u shqetësoni, unë dua të jem Murinjo i Gjermanisë për Guardiolën”, ishte premtimi polemik i tij. (LajmeShqip.com)
Saturday, 20 April 2013 09:05