|
|
Thursday, 18 April 2013 10:04 Skuadra e Evian ka bërë surprizën më të bujshme të sezonit në Francë, duke eliminuar në çerekfinalet e Kupës gjigandët e PSZH. Për të vendosur emrin e gjysmëfinalistes janë dashur gjuajtjet nga pika e bardhë e penalltisë, ku vendimtare ishin gabimet e Zlatan Ibrahimovic dhe Tiago Silva.
PSZH ka kaluar në avantazh shumë shpejt, që në minutën e 9-të me anë të Pastore, por më pas është përgjumur, duke e menduar ndeshjen të mbyllur. As goli i barazimit i Khelifa nuk ka ndihmuar parisienët të zgjohen dhe nga kjo ka përfituar Evian që nuk i ka lënë shumë hapësira sulmit të frikshëm të skuadrës së Ançelotit. Si rrjedhojë, pas 90 minutave dhe kohëve shtesë, skuadrat kanë shkuar në gjuajtjet nga pika e bardhë. Nëse lojtarët e skuadrës që mban vendin e 16-të në kampionatin francez janë treguar të saktë në tentativat e tyre, dy gabime të rënda te parisienët kanë qenë ato të Ibrahimoviç e Tiago Silva, të cilët me pasaktësinë e tyre i kanë hequr mundësinë skuadrës të luajë për dy trofe në këtë sezon.
“Kjo është një katastrofë. Kjo është ndeshja më e keqe që kemi luajtur që kur kam marrë unë drejtimin. Më vjen keq, është përgjegjësia ime. Sjellja jonë nuk ishte e mirë sa duhej dhe kur një skuadër hyn në fushë me një sjellje të papërshtatshme, është faji i trajnerit”, ishte deklarata e Karlo Ançelotit pas përfundimit të ndeshjes. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »