Trajneri i përfaqësueses angleze, Roi Hodgson, ka kritikuar klubet në kampionatin anglez të cilët tani i besojnë vetëm futbollistëve të huaj dhe pretendon se ka një punë shumë më të vështirë se homologët e tij në Evropë. Sipas tij, fakti se mungojnë gjithnjë e më shumë talentet vendas, është një disavantazh i madh për futbollin anglez në përgjithësi.
“Shumë prej ndeshjeve që ndjek tani nuk kanë asnjë lojtar anglez në fushë. Ndaj duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për kampionatin anglez dhe për mënyrën “britanike” se si zhvillohet ky kampionat, pasi më shumë se 2/3 e lojtarëve nuk janë anglezë”.
“Ne tani kemi një nga mesataret më të ulëta të të gjithë kampionateve për talentet vendas, që nuk është një avantazh i mirë për një trajner kombëtareje”, deklaroi trajneri i “tre luanëve”.
Sipas statistikave të këtij sezoni, skuadra e Uiganit ka rreshtuar 16 herë që nga minuta e parë një formacion ku nuk kishte asnjë lojtar anglez. Këtë shembull e ka ndjekur 4 herë edhe Fullhem, ndërsa Uest Bromuiç dhe Arsenal nga një herë. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 17 April 2013 18:59