Ish-mbrojtësi i Interit dhe kombëtares italiane të futbollit, Marko Materaci, ka kritikuar nivelin e gjykimit në Serinë A. Gjatë javëve të fundit, shumë vendime janë dhënë në dëm të Interit dhe ish-mbrojtësi mendon se kjo nuk është rastësore.
“Gjyqtarët janë të frikësuar dhe po e tregojnë këtë nga e diela në të diel. Kundër Juventusit nuk u dha një penallti për Kasanon, pastaj u dha një penallti që nuk ekzistonte për Atalantan. Të dielën nuk u dha një penallti për Ibarbon e Kaljarit, por u dha për Pinijan kur ajo nuk ekzistonte. Këto janë gjëra të çuditshme”.
Por edhe Materaci është i bindur se sezoni i dobët i Interit nuk është krejtësisht “meritë” e gjykimeve të gabuara.
“Nëse një skuadër pëson 45 gola në një vit, atëherë do të thotë se diçka është gabim. Kjo e bën ndeshjen e Kupës ndaj Romës shumë të veçantë. Rrugëtimi ynë fitues fitoi me një Kupë Italie shumë kohë më parë dhe shpresoj që të përfundojë me një tjetër trofe të tillë”. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 17 April 2013 10:28