Rafael Benitez ka nxitur lojtarët e tij që të vazhdojnë të zihen në fushë, për sa kohë që kjo ndihmon skuadrën, duke komentuar në mënyrë mjaft të çuditshme debatin mes Frenk Lampard dhe David Luiz para pushimit të ndeshjes kundër Rubin Kazan, ku londinezët u kualifikuan në gjysmëfinalet e Europa League edhe pse u mundën 3-2.
Lampard u shfaq shumë i nervozuar duke i drejtuar gishtin shpesh David Luiz, ndërsa dy futbollistët po diskutonin skemat mbrojtëse. Në fund, u desh ndërhyrja e Benajun dhe Çeh që të ndanin dy lojtarët pasi për pak ata u përplasën njëri me tjetrin ndërsa po hynin në dhomat e zhveshjeve.
“Është gjithmonë diçka e mirë kur ke lojtarë që zihen për shkak të gjërave që ndodhin në fushën e lojës, ndaj mund të korrigjosh këto gjëra në pushimin e ndeshjes. Ne në përgjithësi po flitnim rreth kësaj gjëje, ndryshimit të pozicioneve, ndaj gjithçka është në rregull për sa kohë që shërben në të mirë të ekipit”, ishte komenti i çuditshëm i Benitez. (LajmeShqip.com)
Friday, 12 April 2013 10:33