|
|
Sunday, 07 April 2013 10:21 Brazili ka mundur lehtësisht 4-0 Bolivinë në një ndeshje miqësore të organizuar për të ndihmuar familjen e një tifozi të vrarë, duke i dhënë suksesin e parë Felipe Skolarit si trajner i kësaj përfaqësueseje që nga momenti i rikthimit të tij në drejtimin e saj.
Protagonistët kryesorë të takimit ishin Neimar me dy golat e tij si dhe Ronaldinjo, i cili shkëlqeu në mesfushë, ndërsa mbante edhe shiritin e kapitenit të “seleçaos”.
Brazilit iu deshën vetëm 3 minuta për të kaluar në avantazh me anë Leandro Damiao, ndërsa më pas ishte Neimar që gjeti dy herë rrugën e rrjetës në minutat 30 dhe 41. Mesfushori Leandro, i cili zëvendësoi Ronaldinjon në pjesën e dytë të ndeshjes, shënoi golin e katërt në minutat shtesë të takimit.
Në pjesën e dytë, në radhët e Brazilit u aktivizua edhe Aleksandre Pato, i cili mungonte në përfaqësuese që nga gushti i vitit të kaluar.
Ndeshja u zhvillua për të mbledhur fonde për familjen e tifozit bolivian Kevin Espada, i vrarë nga një fishekzjarr i hedhur nga tifozët braziliane të Korinthians gjatë ndeshjes së Kupës Libertadores kundër San Hose. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »