Çelsi po bëhet gati t’i ofrojë Bajer Leverkusenit 12 milion paund si dhe kartonin e plotë të Kevin De Bryn, në mënyrë që të marrë nga skuadra gjermane sulmuesin Andre Shurle. Sipas mediave gjermane, klubi ka vendosur të shesë 22 vjeçarin duke parë interesimin e madh për të, që pas aktivizimit të suksesshëm në radhët e përfaqësueses në Euro 2012.
Kërkesat e Çelsit gjatë verës së kaluar u refuzuan, por tashmë duket se londinezët janë në një pozicion më të favorshëm për të siguruar shërbimet e futbollistit. Ata në këtë mënyrë do të sistemojnë përfundimisht edhe belgun De Bryn, i cili është dhënë huazim te Verder Bremen dhe ka treguar se është përshtatur mjaft mirë me kampionatin gjerman.
Ndonëse ai kushtoi 7.5 milion paund kur u ble nga Genk në fund të sezonit të kaluar, De Bryn duket i lumtur me jetën në Gjermani, ndërsa ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Bundesligë. Për këtë arsye, Çelsi do të përfitojë nga interesimi i Leverkusen për futbollistin që ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 7 asist në 27 ndeshje, për ta përfshirë në marrëveshjen për sigurimin e Shurle, i cili vlerësohet rreth 18 milion paund. (LajmeShqip.com)
Friday, 05 April 2013 15:15