Jaja Ture ka firmosur një marrëveshje të re me Mançester Sitin pasi atij iu afrua një marrëveshje prej rreth 45 milion paund për katër vitet e ardhshme. Mesfushori 29 vjeçar nga Bregu i Fildishtë ka arritur akordin e ri me një rrogë prej rreth 11 milion paund në vit, vetëm pak javë pasi menaxheri i tij kishte deklaruar se futbollisti do të largohej nga klubi anglez.
Menaxheri i lojtarit, Dimitri Seluk, deklaroi se Ture do të largohej gjatë verës pasi klubi nuk kishte bërë asnjë hap para në sigurimin e një marrëveshje të re, por kaq ka mjaftuar që Siti t’i vërë para mesfushorit një akord ku rroga e tij prej 210 mijë paund në javë do të mbetet pandryshuar.
Pas 3 viteve shumë të suksesshme në radhët e Barcelonës, ku ai u konfirmua si një prej mesfushorëve me tipare mbrojtëse më të mirë në Evropë, futbollisti u transferua për rreth 24 milion paund te Mançester Siti, duke u bërë protagonist me ekipin e ri në sezonin ku kjo skuadër fitoi titullin kampion në Angli. (LajmeShqip.com)
Thursday, 04 April 2013 18:17