|
|
Sunday, 31 March 2013 13:42 Trajneri i Borusia Dortmund, Jurgen Klop, ka kritikuar publikisht skuadrën e Shtutgartit pas ndeshjes mes dy skuadrave të të shtunës. Dortmund fitoi në transfertë 2-1 falë golave të Piszczek dhe Levandovski, duke shtyrë përkohësisht festën e titullit të Bajern Mynih.
Por trajneri bëri të qartë se kjo fitore ishte njollosur nga disa skena të pakëndshme dhe dëmtime të disa lojtarëve të tij, ndërsa sugjeroi se Shtutgarti e kishte tepruar me lojën e ashpër fizike. Ai mori si shembull dëmtimin e mbrojtësit Marcel Shmelcer, i cili u detyrua të largohej nga fusha e lojës në minutën e 24-t pas një shkelmi në fytyrë që mori nga Martin Harnik.
“Kjo ishte një ndeshje brutale. Kemi dalë me gunga në kokë, të çara në këmbë dhe hundën e thyer të Marcel Shmelcer. Ai theu hundën, pasi shihej qartë se ishte shtrembëruar kur doli nga fusha e lojës”.
“Kishte kaq shumë skena që unë nuk dëshiroj t’i shoh në futboll, ishte një ndeshje aq e nervozuar sa mendoj se e kaloi cakun dhe isha i frikësuar se do të përfundonim me dëmtime të tjera. Nuk më ka ndodhur shpesh një gjë e tillë në futboll, por ja që këtë radhë ndodhi”, deklaroi Klop, skuadra e të cilit luan në mesjavë në Ligën e Kampioneve përballë Malagas. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »