FIFA i ka mbyllur gojën kapitenit të Maqedonisë, Goran Pandev, i cili një ditë më parë kishte deklaruar se atij i ishte ndërruar vota që kishte hedhur për Zhoze Murinjon, duke e kaluar atë në favor të Vicente Del Boske.
Por institucioni që drejton futbollin botëror ka vendosur të qartësojë menjëherë këtë pretendim të futbollistit i cili kishte aluduar edhe ai për trukime në dëm të ish-trajnerit të tij te Interi. Gjatë ditës së sotme, FIFA ka publikuar fletën e votimit që ka mbërritur nga Federata Maqedonase e Futbollit, ku shihen qartësisht votat e hedhura nga Pandev për Del Boske, Mançinin dhe Klop, me Murinjon që nuk figuron askund në listë.
Kjo fletë është e firmosur nga vetë Pandev, ashtu si edhe nga trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, duke pasur edhe vulën përkatëse të federatës së këtij vendi, për të shmangur çdo lloj dyshimi të mundshëm. (LajmeShqip.com)
Friday, 22 March 2013 18:10