Uesli Shnajder dhe Rafael Van Der Vart kanë rifituar vendin e tyre në listën e përfaqësueses së Holandës pasi kanë përmbushur kushtin kryesor të vendosur nga trajneri Luis Van Gal, janë aktivizuar me rregullsi në klubet e tyre.
Trajneri i Holandës nuk ngurroi të grumbullonte dy lojtarët me eksperiencë, ashtu si edhe portierin Marten Stekelenburg që mungoi në ndeshjet e fundit për të njëjtën arsye, pasi përpara janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikueset e Botërorit 2014, kundër Estonisë dhe Rumanisë.
Në listën prej 26 lojtarësh, Van Gal ka rezervuar një vend edhe për dy 18 vjeçarët Zhan Pol Boetius dhe Toni Vilhena të cilët kanë shkëlqyer në këtë sezon me fanellën e Fejenord dhe vetëm pak javë më parë arritën të përfaqësonin për herë të parë Holandën në kombëtaren U-21. Një tjetër debutues i mundshëm është mbrojtësi i Utreht, Mike Van Der Horn.
Jashtë listës kanë mbetur për shkak dëmtimi Tim Krul, Bruno Martins Indi dhe Ron Vlar, ndërsa Jeremain Lens u la jashtë për shkak problemesh disiplinore pasi u përfshi në një zënkë në fund të ndeshjes PSV-Fejenord. (LajmeShqip.com)
Lista e kombëtares holandeze:
Portierë: Kenet Vermer (Ajaks), Mikel Vorm (Suonsi), Marten Stekelenburg (Roma).
Mbrojtës: Deli Blind (Ajaks), Mike Van Der Horn (Utreht), Daril Janmat (Fejenord), Xhetro Uillems (PSV), Joris Matijsen (Fejenord), Rikardo Van Rijn (Ajaks), Stefan De Vrij (Fejenord).
Mesfushorë: Zhordi Klasi (Fejenord), Uesli Shnajder (Gallatasaraj), Xhonathan De Guzman (Suonsi), Adam Maher (AZ), Kevin Strotman (PSV), Rafael Van Der Vart (Hamburg), Siem De Jong (Ajaks), Toni Vilhena (Fejenord).
Sulmues: Zhan Pol Boetius (Fejenord), Klas-Jan Huntelar (Shalke), Dirk Kajt (Fenerbahçe), Ola Xhon (Benfika), Robin Van Persi (Mançester Junajtid), Bas Dost (Volfsburg), Arjen Roben (Bajern Mynih), Ruben Shaken (Fejenord).
Thursday, 07 March 2013 09:30