|
|
Wednesday, 06 March 2013 18:44 Ish-sulmuesi brazilian Ronaldo i është kundërpërqgjigjur sot trajnerit të Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, duke kritikuar këtë të fundit që e kishte etiketuar si “ai bullafiqi” për ta dalluar nga Kristiano Ronaldo.
“Ai duket se nuk më ka parë pas “One Measure””, tha Ronaldo duke iu referuar programit televiziv në të cilin kishte marrë pjesë për të rënë nga pesha. “Nuk kam çfarë të them për pamjen time fizike. Më vjen keq që ai nuk tregoi respekt me fjalët e thëna në adresë timen. Sjellja e tij nuk ishte diçka që i përshtatet titullit kalorësiak “Sër””, ishte batuta e brazilianit.
“Unë i respektoj opinionet e tij, nuk jam aq mendjemadh sa të pres që të gjithë të mendojnë se unë jam më i miri. Por unë jam shumë i lumtur për atë që kam arritur gjatë karrierës time futbollistike dhe që jam zgjedhur si më i miri në botë gjatë karrierës time”, deklaroi ish-futbollisti i cili ka luajtur me disa nga ekipet më të mëdha të futbollit botëror si dhe ka shënuar mbi 400 gola.
Tre prej tyre Aleks Ferguson i kujton shumë mirë pasi janë shënuar 10 vite më parë pikërisht në “Old Traford” duke eliminuar Mançester Junajtid nga Liga e Kampioneve, ndërsa edhe publiku anglez në stadium i dhuroi brazilianit një ovacion të jashtëzakonshëm duke njohur talentin e tij të pabesueshëm. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »