Humbjet e fundit të Barcelonës në kampionat, Kupë dhe Ligën e Kampioneve, kanë bërë që ekipi katalanas pas 22 muajsh radhazi, të humbë vendin e parë në renditjen botërore të klubeve të përpiluar nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).
Tani vendi i parë mbahet nga Çelsi, që renditet para Atletiko Madrid, ndërsa skuadra më e mirë për muajin shkurt është cilësuar Bajern Mynih, që ka regjistruar vetëm suksese në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë.
Barcelona ka lënë vendin e parë dhe ka rënë në vendin e pestë, por tashmë kjo renditje po pëson ndryshime të vazhdueshme, pasi Çelsi që mban vendin e parë duhet të kualifikohet në Kupën FA dhe në Europa League që të mbajë këtë pozicion. Ndërkohë, Atletiko Madrid është i destinuar të humbasë pozicione pasi nuk merr më pjesë në Kupat e Evropës, e më sa duket, në muajin e ardhshëm do të jetë Bajern Mynih që do të ngjitet në majën e kësaj renditje, me shpresën për të qëndruar aty për një kohë të gjatë pasi është ekipi më i ekuilibruar mes 10 të parëve. (LajmeShqip.com)
Renditja sipas IFFHS
1. Çelsi 307 pikë
2. Atletiko Madrid 304
3. Bajern Mynih 292
4. Korinthians 287
5. Barcelona 283
6. Boka Juniors 281
7. Real Madrid 277
8. Juventus 241
9. Inter 234
10. Sao Paulo 230
Monday, 04 March 2013 15:01