Uesli Shnajder ka filluar të tregohet vendimtar për Gallatasarajin pasi ka qenë protagonisti absolut i ndeshjes kundër Orduspor, të cilën ekipi i tij e fitoi me rezultatin 4-2.
Në fakt, ndeshja filloi si mos më keq për skuadrën e Stambollit, që u gjend në disavantazh që pas 17 minutash, kur portieri Muslera dhe mesfushori Inan kombinuan për një nga autogolat më qesharakë të vitit. Më pas ishte Stançu që shënoi me penallti për ekipin mik, duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin 2-0 të Orduspor.
Por në fillimin e pjesës së dytë, ishte Shnajder që shënoi një gol spektakolar me një gjuajtje nga jashtë zonës, duke nisur përmbysjen e Gallatasarajit që gjeti rrugën e rrjetës edhe 3 herë të tjera brenda 20 minutave, dy herë me Jilmaz dhe një herë me Inan që shleu gabimin e atij autogoli të pafat. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 26 February 2013 09:21