Një fitore 6-1 ndaj Verder Bremen do të entuziazmonte këdo, por jo Jup Heinkes, i cili mendon se Bajerni i tij mund të bëjë edhe më shumë se kaq. Trajneri i skuadrës bavareze të paktën është i lumtur që skuadra nuk la që të binte ritmi pas fitores mjaft të rëndësishme ndaj Arsenalit në Ligën e Kampioneve.
“Skuadrës i nevojitej diçka për të gjetur ritmin e vet dhe me dy gola të shpejtë siguruam një avantazh qetësie. Pastaj erdhi kartoni i kuq për kundërshtarin dhe kur ata ishin me 10 lojtarë, e qarkullonim topin me shumë lehtësi”.
“Skuadra luajti mirë dhe shënoi gola të bukur. Donim të ruanim këtë formë dhe të mos ndaleshim nga euforia e vlerësimeve të parakohshme. Por ne duam që të luajmë edhe më mirë dhe të jemi më të suksesshëm”, tha Heinkes, për skuadrën e cila po masakron çdo kundërshtar në kampionatin gjerman, ndërsa ka 18 pikë diferencë me ekipin më të afërt në renditje. (LajmeShqip.com)
Sunday, 24 February 2013 12:15