Liverpuli nuk ka arritur të realizojë një tjetër përmbysje historike, duke u eliminuar nga Europa League edhe pse ka fituar 3-1 përballë Zenit Shën Petersburg.
“Të kuqtë” kanë bërë një ndeshje të madhe përballë skuadrës ruse, por vendimtare ka qenë sfida e parë e humbur me rezultatin 2-0 në Rusi. Për më tepër, edhe në takimin e sotëm ishin miqtë që shënuan të parët me anë të Hulk, por më pas ndeshja i përket plotësisht skuadrës angleze. Dy gola të Luis Suarez dhe një gol i Alen bënë që të ndizeshin përsëri shpresat e ekipit të drejtuar nga Brendan Roxhers. Por mrekullia nuk ndodh dhe Liverpuli fiton 3-1, pa iu gëzuar si duhet suksesit me kualifikimin në turin tjetër të turneut.
Në 1/8 e finaleve ka shkuar Çelsi, që ka falënderuar Eden Hazard për golin në shtesën e ndeshjes përballë Sparta Pragës. Miqtë bënë surprizën duke kaluar në avantazh me Lafata në fillimin e ndeshjes, duke vënë baraspeshën në këtë sfidë pasi anglezët kishin triumfuar me këtë rezultat minimal në Çeki në ndeshjen e parë. Por londinezët nuk shfaqen në formë, sidomos Torres që humb disa raste të pastra para portës. Megjithatë, mjafton goli i Hazard në sekondat e fundit të ndeshjes për të evituar kohën shtesë dhe për t’i dhënë kualifikimin skuadrës së tij. (LajmeShqip.com)
Europa League
Rezultatet
Rubin Kazan-Atletiko Madrid 0-1
84’ Falkao
CFR Kluj-Inter 0-3
22’, 45’ Guarin, 88’ Benasi
Metalist-Njukasëll 0-1
64’ (p) Shola Ameobi
Genk-Shtutgart 0-2
45’ Boka, 58’ Gentner
Dnjipro-Bazel 1-1
76’ (p) Seleznjov / 81’ (p) Shar
Lacio-Borusia Mynshengladbah 2-0
10’ Kandreva, 33’ Gonzalez
Olimpik Lion-Totenhem 1-1
17’ Gonalons / 90’ Dembele
Liverpul-Zenit 3-1
28’, 59’ Suarez, 43’ Alen / 19’ Hulk
Viktoria Plzen-Napoli 2-0
51’ Kovarik, 74’ Tekl
Olimpiakos-Levante 0-1
9’ Martins
Bordo-Dinamo Kiev 1-0
41’ Diabate
Fenerbahçe-BATE 1-0
45’ (p) Baroni
Benfika-Leverkusen 2-1
60’ Ola Xhon, 77’ Matiç / 75’ Shurle
Çelsi-Sparta Pragë 1-1
90’+3’ Hazard / 17’ Lafata
Hanover-Anzhi 1-1
70’ Serxho Pinto / 90’+8’ Traore
Steaua Bukuresht-Ajaks 2-0 (p.4-2)
38’ Latovleviçi, 76’ Kirikesh
Të kualifikuar: Rubin Kazan, Inter, Njukasëll, Shtutgart, Bazel. Lacio, Totenhem, Viktoria Plzen, Zenit, Levante, Bordo, Fenerbahçe, Benfika, Çelsi, Anzhi, Steaua Bukuresht.
Turi 1/8 i finaleve
Viktoria Plzen- Fenerbahçe
Benfika-Bordo
Anzhi-Njukasëll
Shtutgart-Lacio
Totenhem-Inter
Levante-Rubin Kazan
Bazel-Zenit
Steaua Bukuresht-Çelsi
Thursday, 21 February 2013 23:22