Devid Bekam mund të jetë një nga personazhet më të vëzhguar të historisë së futbollit botëror dhe këtë e tregon më së miri fakti se ai ndiqet çdo ditë nga dhjetëra paparacë që e shoqërojnë në çdo moment të jetës.
Fotoja në vijim tregon qartësisht se si është udhëtimi i tij i përditshëm që nga momenti kur hipën në makinë për të shkuar në stërvitje e derisa mbërrin në fushën e lojës.
Fillimisht, parisienëve u bënte përshtypje kur shihnin një makinë që ndiqej nga një mori motorësh me fotografë e gazetarë, por tashmë të gjithë e kanë mësuar se vetura në fjalë është ajo e Devid Bekam, lojtarit më të ri të skuadrës së qytetit, me të cilën ai nuk ka luajtur ende asnjë minutë dhe nuk dihet se kur do të debutojë. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 20 February 2013 09:57 