Boka Juniors ka mirëpritur kthimin e mesfushorin Huan Roman Rikelme, shtatë muaj pasi ai u largua nga kjo skuadër për shkak të debateve me trajnerin Hulio Cesar Falçioni.
“Pas dy orësh e gjysmë takim me Rikelme, bordi ka vendosur unanimisht që duke parë dëshirën e lojtarit për t’iu kthyer stërvitjes me skuadrën, ai duhet të jetë pjesë e ekipit profesionist të Boka Juniors duke filluar nga e hëna”, tha presidenti i klubit, Daniel Axheliçi, në një konferencë për shtyp.
Ish-organizatori i kombëtares argjentinase do të ketë të njëjtat kushte financiare si në kontratën e vjetër, por nuk do të përfitojë para deri në momentin kur do të zbresë në fushën e lojës për të kontribuar për këtë skuadër.
“Në ditët në vazhdim, Rikelme do të zhvillojë stërvitjen para-sezonale dhe gjatë kësaj periudhe nuk do të paguhet me rrogë. Ne e dimë që ai nuk është një shpëtimtar, por ai është një futbollist i rëndësishëm, siç e thonë të gjithë trajnerët në futbollin argjentinas. Që nga e hëna, ai do të jetë pjesë e klubit tonë”, shpjegoi Anxheliçi.
Kthimi i Roman Rikelme te Boka Juniors ka lidhje me kthimin e trajnerit Karlos Bianki në drejtimin e kësaj skuadre. Trajneri i famshëm argjentinas ka fituar thuajse gjithçka me këtë klub që nga viti 1998, deri në vitin 2001, duke pasur pikërisht mesfushorin si “gjeneral” në skuadrën e asokohshme. (LajmeShqip.com)
Saturday, 09 February 2013 10:15