Në miqësoret e luajtura mbrëmë spikat një superndeshje mes Anglisë dhe Brazilit, e luajtur në “Uembli” në nderim të 150 vjetorit të krijimit të Federatës Angleze të Futbollit. Kombëtarja e drejtuar nga Roi Hodgson, këtë radhë ka treguar vlerat e saj duke fituar 2-1 ndaj amerikano-jugorëve, në një sukses që i mungonte që nga viti 1990.
Brazili kishte mundësinë të kalonte në avantazh i pari falë penalltisë së akorduar por prekje të topit me dorë nga Uilshair. Por Xho Hart neutralizon gjuajtjen e Ronaldinjos nga pika e bardhë, ndërsa edhe tentativa e dytë e fantazistit për të shtyrë topin në rrjetë ndalet nga gardiani anglez që mbron portën me një tjetër grushtim të jashtëzakonshëm. Pak minuta më vonë është Anglia që kalon në avantazh me anë të Uejn Runit, i aftë të gjendej në vendin e duhur për të shtyrë në rrjetë një grushtim të Xhulio Cezar.
Megjithatë, Brazili rivendos barazinë me golin e Fred në fillimin e pejsës së dytë, por pa arritur të lojën e bukur që kërkon Skolari. Për më tepër, anglezët përfitojnë nga gabimet në prapavijë të “seleçaos” dhe në minutën e 60-të është Lampard që shënon golin e rezultatit 2-1 që reziston deri në minutën e fundit të ndeshjes.
Në një prej takimeve të tjera mes ekipeve të mëdha, Holanda dhe Italia janë ndarë në barazim 1-1 mes tyre, ndonëse takimi është dominuar krejtësisht nga kombëtarja holandeze. Bufon ka shpëtuar portën e tij nga gola të sigurt në pjesën e parë të ndeshjes, por nuk ka mundur të bëjë dot asgjë ndaj gjuajtjes së Lens në minutën e 33-të. Pas një pjese të dytë pa shumë emocione, goli i Italisë ka ardhur vetëm në minutën e 92-të me anë të të riut Verrati. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 06 February 2013 23:02