Mario Baloteli ka bërë një debutim të jashtëzakonshëm në radhët e Milanit, duke qenë vendimtar me dy golat e tij në fitoren 2-1 të kuqezinjve ndaj Udienzes. Lojtari nuk ka fshehur gëzimin e tij për këtë ndeshje të parë, ndonëse ka pranuar se nuk është ende në formën më të mirë fizike.
“Jam i lumtur. Jemi një skuadër e fortë por duhet të pranoj se i kam këmbët që më rëndojnë ende. Nuk kam luajtur shumë ndeshje në këtë sezon dhe më duhet të stërvitem më shumë gjatë kësaj periudhe. Por ky ishte një emocion i bukur”, ishte komenti i sulmuesit pas përfundimit të takimit.
I entuziazmuar ka qenë edhe trajneri Masimiliano Alegri, ndonëse ka pranuar se skuadra e tij ishte me fat që fitoi pasi penalltia e dhënë në minutën e fundit shtesë ishte shumë e dyshimtë dhe mund të mos jepej.
“Ishte një episod ku El Sharaui prek topin, pastaj e prek mbrojtësi që u përplas me të. Ishim me shumë fat në vendimin e gjyqtarit, pasi kjo penallti mund të mos jepej. Tani do të jetë një luftë e ashpër për vendin e tretë. Zërat por kalimin te Roma? Jam i lumtur te Milani dhe mendoj se kjo skuadër është gati të nisë një cikël fitues që mund të zgjasë të paktën 5-6 vite”, tha trajneri i kuqezinjve pas përfundimit të takimit. (LajmeShqip.com)
Monday, 04 February 2013 10:21