Cezar Azpilikueta i Çelsit dhe mesfushori Isko i Malagas janë dy risitë që Vicente Del Boske ka sjellë në përfaqësuesen e Spanjës për ndeshjen miqësore kundër Uruguait me 6 shkurt.
Trajneri i përfaqësueses spanjolle ka vendosur të lërë jashtë listës emra të njohur, sidomos në repartin e sulmit, ku nuk figurojnë Fernando Torres, Fernando Lorente, Roberto Soldado apo Miçu.
Ndërkohë, në kombëtare është grumbulluar përsëri David Vija, ndonëse sulmuesi ka kohë pa luajtur me Barcelonën dhe nuk arrin të gjejë hapësira te ekipi katalanas.
“Ka një konkurrencë të madhe në sulm. Njohim vlerat e Isko dhe golat që ka shënuar në kampionatin anglez, por për momentin janë bërë këto zgjedhje. Të njëjtën gjë mund të them edhe për Aspas, që na pëlqen po aq sa Miçu. Mungesa e Torres është si e shumë të tjerëve. Edhe Vija nuk po luan me rregullsi, por është një rast unik për ne, për atë që do të thotë ky lojtar në kombëtare”, deklaroi Del Boske.
“David është një rast unik, pasi askush nuk ka pësuar një dëmtim prej 9 muajsh, askush nuk ka bërë 5 gola në botërorin e mëparshëm, askush nuk ka kontribuar kaq shumë në nivel tonë aktual”, shpjegoi trajneri arsyen pse vazhdon të grumbullojë lojtarin që është kthyer në një zëvendësues te Barcelona. (LajmeShqip.com)
Lista e kombëtares së Spanjës për miqësoren me Uruguain:
Portierë: Viktor Valdes (Barcelona), Hose Manuel Reina (Liverpul).
Mbrojtës: Zherard Pike (Barcelona), Serxho Ramos (Real Madrid), Karles Pujol (Barcelona), Cesar Azpilikueta (Çelsi), Zhordi Alba (Barcelona), Alvaro Arbeloa (Real Madrid), Naço Monreal (Arsenal).
Mesfushorë: Andres Iniesta (Barcelona), Cesk Fabregas (Barcelona), Serxho Buskets (Barcelona), Santi Kazorla (Arsenal), Ksavi Hernandez (Barcelona), Isko (Malaga), Ksabi Alonso (Real Madrid).
Sulmues: David Vija (Barcelona), David Silva (Mançester Siti), Alvaro Negredo (Sevilja), Pedro (Barcelona), Huan Mata (Çelsi).
Friday, 01 February 2013 15:36