Eshli Kol është përzgjedhur të luajë ndeshjen e tij të 100-të me kombëtaren e Anglisë në miqësoren ndaj Brazilit në javën e ardhshme, por duket se për të qenë mes titullarëve do t’i duhet të mundë konkurrencën e Leiton Beins. Të ty mbrojtësit e majtë figurojnë në ekipin e publikuar sot nga Roi Hodgson për këtë takim miqësor luksi që zhvillohet për të festuar 150 vjetorin e krijimit të Federatës Angleze.
Trajneri i Anglisë ka grumbulluar 24 lojtarë, mes të cilëve figuron kthimi në ekip i Kris Smalling si dhe konfirmimi se Leon Osman do të vazhdojë të jetë pjesë e “tre luanëve”.
Duke dashur të dhurojë një paraqitje sa më të mirë ndaj organizatorëve të Botërorit 2014, Hodgson nuk ka “kursyer” asnjë prej emrave të mëdhenj pasi në ekip janë Stiven Xherard, Frenk Lampard dhe Xhërmein Defo, edhe pse ky i fundit ka pasur disa probleme dëmtimesh në këtë periudhë.
Surpriza më e madhe në këtë listë është mungesa e Garet Berri, i cili vazhdon të shkëlqejë me Mançester Sitin, por nuk është pjesë e kombëtares që në momentin kur dëmtimi në miqësoren kundër Norvegjisë e la jashtë Euro 2012. (LajmeShqip.com)
Kombëtarja e Anglisë për miqësoren kundër Brazilit
Portierë: Xhek Butland (Birmingem), Xho Hart (Mançester Siti).
Mbrojtës: Leiton Beins (Everton), Geri Kahill (Çelsi), Eshli Kol (Çelsi), Fil Xhagielka (Everton), Glen Xhonson (Liverpul), Xholeon Leskot (Mançester Siti), Kris Smalling (Mançester Junajtid), Kail Uolker (Totenhem).
Mesfushorë: Majkëll Kerrik (Mançester Junajtid), Tom Kleverli (Mançester Junajtid), Stiven Xherard (Liverpul), Frenk Lampard (Çelsi), Aron Lenon (Totenhem), Xhejms Milner (Mançester Siti), Leon Osman (Everton), Aleks Oksleid-Çambërlein (Arsenal), Teo Uollkot (Arsenal), Xhek Uilshair (Arsenal).
Sulmues: Xhërmein Defo (Totenhem), Uejn Runi (Mançester Junajtid), Daniel Starrixh (Liverpul), Daniel Uellbek (Mançester Junajtid).
Thursday, 31 January 2013 19:23