|
|
Thursday, 31 January 2013 10:18 Mario Baloteli sjell telashe kudo që shkon dhe kjo është kuptuar qartë që në ditën e tij të parë të kthimit në Itali, para firmës me Milanin. Entuziazmi i tifozëve të skuadrës kuqezi për mbërritjen e sulmuesit ka bërë që të pushtohen si spitali ku sulmuesi ka kryer vizitat mjekësore, ashtu edhe restoranti ku ai po darkonte me drejtuesit e skuadrës, duke sjellë përplasje mes tifozëve dhe forcave të rendit që po mundoheshin të vinin qetësinë.
Qindra tifozë të Milanit kanë dalë në rrugë dhe kanë ndjekur itinerarin e plotë të futbollistit, duke kthyer fillimisht ambientet e spitalit ku ai kryente vizitat mjekësore në një ambient stadiumi. Pasi është mësuar se ai ka shkruar të darkojë me drejtuesit e Milanit, tifozët kanë pushtuar zonën para restorantit në fjalë dhe kanë detyruar si Balotelin, ashtu eedhe Adriano Galianin, të dalin jashtë në rrugë duke festuar me ta. Për më tepër, kanë detyruar si lojtarin, ashtu edhe drejtuesin e kuqezinjve të kërcejnë nën thirrjet “kush nuk kërcen është zikaltër”, referuar kushërinjve të Interit (video e mësipërme).
Por kur entuziazmi kaloi mbi normalen, u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar turmën dhe situata degjeneroi deri aty sa u përdor edhe gazi lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për të shpërndarë tifozët që po gjuanin me shishe në drejtim të forcave të rendit. Nga këto përleshje mbeti i plagosur një polic, ndërsa ka pasur disa të dëmtuar lehtë edhe mes tifozëve që nuk iu gëzuan deri në fund mbërritjes së idhullit të tyre të ri. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »