Trajneri i Çelsit, Rafael Benitez, ka përsëritur dëshirën e tij për të parë skuadrën të luftojë për çdo trofe të mundshëm në këtë sezon. Pas eliminimit nga Kupa e Ligës të mërkurën, Benitez deklaroi se tani ekipi duhej të përqendrohej tërësisht te Kupa FA, Europa League si dhe për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.
“Që në momentin kur erdha këtu, unë kam thënë gjithmonë të njëjtën gjë, duam të fitojmë çdo ndeshje, duam të fitojmë çdo trofe të mundshëm. Kupa FA është objektivi ynë i radhës dhe do të mundohemi t’ia dalim mbanë”.
“Prioriteti ynë është i qartë, të përfundojmë mes katër të parëve dhe të mundohemi të ecim sa më shumë, në finale apo gjysmëfinale, duke dhënë maksimumin në turnetë e tjerë që marrim pjesë, Kupa FA apo Europa League, por pa harruar se duhet të mbyllim kampionatin mes katër të parëve. Gjëja më e rëndësishme mbetet kualifikimi në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm”, tha trajneri spanjoll. (LajmeShqip.com)
Saturday, 26 January 2013 09:41