Sauthempton ka arritur të sigurojë një marrëveshje me Interin për blerjen e sulmuesit brazilian Filip Kutinjo, duke ofruar 10.2 milion paund për transferimin përfundimtar të lojtarit që nuk gjen hapësira te skuadra zikaltër.
Skuadra më e interesuar për të ishte Liverpuli, që ka bërë dy oferta radhazi vetëm në ditët e fundit. Ekipi i drejtuar nga Brendan Roxhers fillimisht ofroi 6.3 milion paund për brazilianin, por kur Interi e refuzoi një ofertë të tillë, e përmirësoi shifrën në 8 milion paund. Por tashmë, Liverpuli duhet të paktën të barazojë ofertën e Sauthempton dhe të shpresojë që Kutinjo do të dëshirojë transferimin në radhët e kësaj skuadre.
Megjithatë, Suathempton ka një aleat më shumë, trajnerin spanjoll Mauricio Poketino, i cili e ka drejtuar brazilianin në sezonin e kaluar, kur ai u dha në huazim te Espanjol.
Lojtari kaloi një pjesë të dytë të sezonit të shkëlqyer te Espnajol, por me kthimin te Interi tregoi qartësisht se nuk arrin të përshtatet me futbollin italian, duke mos qenë asnjëherë aq vendimtar për skuadrën që drejtohet nga Stramaçioni. Ky i fundit ka bërë të qartë se largimi i tij nuk do ta shqetësonte, duke shtyrë klubin ta nxjerrë në shitje. (LajmeShqip.com)
Thursday, 24 January 2013 11:35