|
|
Thursday, 24 January 2013 11:32 Eden Hazard i ka kërkuar falje djaloshit që shkelmoi gjatë ndeshjes së Kupës së Ligës së Çelsit ndaj Suonsit. Ndeshja përfundoi 0-0 dhe londinezët nuk kaluan në finale, por ngjarja që do të kujtohet më shumë është ajo kur belgu goditi me shkelm një nga fëmijët që mbledhin topat, pasi ky i fundit refuzoi t’i jepte topin lojtarit të Çelsit.
Incidenti solli protesta të ashpra në stadium nga tifozët si dhe lojtarët e Suonsit, ndërsa gjyqtari Kris Foi, pas konsultimit me vijërojtësin që ishte më afër, i dha Hazard karton të kuq duke e larguar nga fusha e lojës.
“Djali u hodh mbi top dhe unë thjesht po mundohesha të shkelmoja sferën. Mendoj se kam goditur topin, jo djalin”, tha Hazard pas ndeshjes për “Chelsea TV”. “Kërkoj ndjesë. Djali erdhi në dhomat e zhveshjeve, biseduam pak dhe i kërkova falje, ashtu si më kërkoi falje ai, ndaj çështja ka përfunduar këtu. Më vjen keq për gjithçka”, tha mesfushori i Çelsit.
Edhe trajneri i londinezëve, Rafael Benitez, konfirmoi se ky takim sqarues ishte zhvilluar pas ndeshjes.
“Eden Hazard vendosi të takohej me djaloshin dhe të dy i kërkuan falje njëri-tjetrit për ngjarjen. Djali e dinte që po mundohej të humbte kohën. Ne jemi të zhgënjyer për faktin se humbëm një lojtar në minutat e fundit të ndeshjes, por gjërat nuk mund të ndryshohen. Por të dy palët e kuptuan që kishin vepruar gabim”, tha ai. “Mund ta analizojmë gjysmë ore këtë ngjarje, por të gjithë e dimë që të dy palët ishin gabim në atë që bënë”. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »