Njukasëlli konfirmoi blerjen e kapitenit të Monpelje, mbrojtësit të përfaqësueses franceze, Mapu Janga-Mbiua, me të cilin ka nënshkruar një kontratë prej 5 sezonesh e gjysmë. Klubi francez ishte i pari që dha lajmin, duke bërë të ditur se futbollisti kishte udhëtuar drejt Anglisë për testet mjekësore, ndërsa më pas edhe Njukasëlli bëri të ditur për arritjen e akordit me lojtarin që pritet të debutojë që martën kundër Aston Vilës.
“Është një nder që të jem në gjendje të vij te Njukasëll dhe të mund të luaj në kampionatin anglez”, tha lojtari në faqen e internetit të klubit. “Njukasëll është një nga skuadrat më të mëdha në kampionat dhe unë do të mundohem të jap maksimumin tim në mënyrë që skuadra të bëjë sa më mirë të jetë e mundur. Kam kaluar shumë gjëra pozitive gjatë karrierës time dhe një nga këto gjëra është pikërisht fakti që arrita t’i bashkohem këtij klubi”, tha Janga-Mbiua.
Me blerjen e mbrojtësit, ka shkuar në 10 numri i futbollistëve francezë te kjo skuadër, e cila ka rritur të transferojë shpesh elementët më cilësorë pikërisht nga kampionati francez.
Vetëm gjatë merkatos së janarit, në radhët e këtij klubi përveç Janga-Mbiua kanë ardhur edhe Matië Debushi, Joan Gufran, Masadio Haidara dhe ritet të lajmërohet huazimi i Musa Sisoko. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 23 January 2013 09:25