Ronaldinjo është përfshirë në listën e kombëtares braziliane për miqësoren e luksit që do të luajë kundër Anglisë në “Uembli” me datën 6 shkurt. Lista është publikuar sot në Twitter nga mbrojtësi i Çelsit, David Luiz, i cili është një prej lojtarëve të grumbulluar për këtë ndeshje.
32 vjeçari Ronaldinjo mundonte prej një viti në kombëtaren e Brazilit, pasi ishte lënë jashtë nga tekniku i mëparshëm i “seleçaos”, Mano Menezes. Por me shkarkimin e këtij të fundit nga drejtimi i përfaqësueses në nëntor dhe për më tepër me emërimin e Luis Felipe Skolarit që e njeh shumë mirë, duket se mesfushori është gati të rifitojë një vend në përfaqësuese, e cila ka treguar se ka nevojë për fantazinë e tij, sidomos tani që ai është kthyer përsëri në një formë të mirë duke luajtur për Atletiko Mineiro.
Skolari ka kthyer në kombëtare edhe një tjetër emër që mungonte prej kohësh, portierin e QPR, Hulio Cesar, i cili nuk u grumbullua përkohësisht në kombëtare falë formës së dobët që kaloi me Interin në sezonin e kaluar.
Jashtë listës vazhdon të mbetet Rikardo Kaka, ndërsa i është dhënë një tjetër shans sulmuesit Luis Fabiano. (LajmeShqip.com)
Lista e lojtarëve të Brazilit për miqësoren me Anglinë
Portierë: Hulio Cesar (QPR), Diego Alvesh (Valencia).
Mbrojtës: Daniel Alvesh, Adriano (Barcelona), David Luiz (Çelsi), Dante (Bajern Mynih), Leandro Kastan (Roma), Miranda, Filipe Luis (Atletico Madrid).
Mesfushorë: Ramires, Oskar (Çelsea), Aruka (Santos), Paulinjo (Korinthians), Hernanes (Lacio), Ronaldinjo (Atletiko Mineiro), Lukas Moura (PSZH).
Sulmues: Hulk (Zenit), Neimar (Santos), Fred (Fluminense), Luis Fabiano (Sao Paulo).
Tuesday, 22 January 2013 19:35