Stiven Xherard mendon se Luis Suarez mund të vendosë të largohet nga Liverpuli nëse kjo skuadër nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampioneve. Sipas kapitenit të “të kuqve”, duhet që ekipi të renditet medoemos mes 4 vendeve të para që të jetë i sigurt se sulmuesi uruguaian nuk do të iki në fund të këtij sezoni.
“Shpresojmë që të përfshihemi në luftën për këto pozicione nga ky moment deri në fundin e sezonit, duke i hequr mundësinë që të marrë në konsideratë idenë e largimit. Vetëm ai e di se cilat janë ambiciet dhe ëndrrat e tij. Luis e meriton të luajë në Ligën e Kampioneve, të gjithë e pranojnë një fakt të tillë. Me përjashtim të Leo Mesit dhe Kristiano Ronaldos, ai është më i mirë se të gjithë të tjerët, për këtë jam i bindur”.
“Ai është lojtari më i mirë përkrah të cilit kam luajtur dhe e them këtë pasi kam luajtur me disa nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit evropian gjatë karrierës time”, tha kapiteni i Liverpulit. (LajmeShqip.com)
Monday, 21 January 2013 14:35