Mançester Junajtid dhe Arsenal kanë arritur të shmangin eliminimin e mundshëm nga Kupa FA, duke fituar ndeshjet e përsëritura ndaj Uest Hem dhe Suonsi me rezultatin identik 1-0. Ndeshjet e luajtura mbrëmë ishin përsëritje të takimeve të para, të cilat ishin mbyllur në barazim dhe sipas rregullores së këtij turneu, në një eventualitet të tillë, takimi rizhvillohet në fushën kundërshtare.
Uejn Runi ishte protagonisti i ndeshjes për Mançester Junajtid, pasi iu deshën vetëm 9 minuta për të kaluar në avantazh skuadrën e tij. Por sulmuesi i 11-herë fituesve të këtij trofeu nuk arriti të mbyllte ndeshjen duke gabuar një penallti në pjesën e dytë, ndërsa Mançester Junajtid u detyrua të djersinte shumë për të ruajtur fitoren minimale përballë Uest Hem që meritonte më shumë në këtë sfidë pasi luajti si i barabartë me “djajtë e kuq”.
Një ndeshje shumë e vështirë ka qenë edhe ajo e Arsenalit përballë Suonsi, e cila u vendos vetëm nga një gol i Xhek Uilshair në minutën e 86-të të sfidës. Në ndryshim nga përballjet e mëparshme ndaj Suonsit, këtë herë ishte Arsenali që dominoi ndeshjen, por nuk po arrinte të gjente rrugën e rrjetës derisa mesfushori i talentuar arriti të mposhte portierin kundërshtar, Majkëll Vorn. (LajmeShqip.com)
Kupa FA, shorti i turit të katërt
Noruiç-Luton
Oldhem-Liverpul
Maklesfild-Uigan
Derbi Kaunti-Bllekbërn
Hall Siti/Leiton Orient-Barnsli
Midëllsbrou-Aldershot
Milluoll-Aston Vila
Lids-Totenhem
Brajton-Arsenal
Stouk-Mançester Siti
Mançester Junajtid-Fullhem
Brentford-Çelsi
Riding-Shefilld Junajtid
Hadërsfild-Leicester
QPR-MK Dons
Bolton-Everton
Thursday, 17 January 2013 12:09