Sevilja nuk është vonuar, duke lajmëruar për emërimin e Unai Emeri si trajnerin e ri të kësaj skuadre, pa u mbushur as 24 orë nga shkarkimi i Mishël që mbante më përpara këtë detyrë.
Emeri ka rëndë dakord për një kontratë 18 mujore me skuadrën andaluziane, ndërsa do të jetë në detyrë që të mërkurën, në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Real Saragozës.
Ai ishte i papunë që nga momenti kur u shkarkua nga detyra te Spartak Moska në nëntor, pas një humbje turpëruese 5-1 në derbin me Dinamon.
Para kësaj eksperience jashtë Spanjës, 41 vjeçari u bë i njohur te Almeria, ku drejtoi klubin drejt ngjitjes në elitën e kampionatit spanjoll në vitin 2007, ndërsa një vit më vonë renditi këtë skuadër në vendin e 9-të në renditje.
Puna e tij nuk kaloi pa u vënë re nga ekipet e mëdha, me Valencian që e punësoi në vitin 2008, duke e vënë në vend të të larguarit Ronald Kuman. Por megjithëse ai arriti të kualifikonte Valencian në Ligën e Kampioneve në të katër sezonet që drejtoi këtë skuadër, Emeri u shkarkua nga puna në verën e kaluar.
Sevilja, aktualisht gjendet në vendin e 12-të në tabelën e klasifikimit, pasi ka siguruar 24 pikë në 19 ndeshje të luajtura. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 15 January 2013 09:38